Pas eliminimit nga Champions, Ballkani njeh rivalin në Conference League

17 Korrik 2024, 19:14 / SPORT ALFA PRESS

Pas eliminimit nga Champions, Ballkani njeh rivalin në Conference League
Rrugëtimi i Ballkanit në Europë do të vazhdojë në Conference League. Skuadra e turit të dytë është sërish amatore, pasi luajnë me Hamrun Spartans.

Këto të fundit humbën ndaj Lincoln Red Imps. Skualifikimi nga Champions erdhi përmes penalltive, si suharekasit.

Rezultati i përgjithshëm përfundoi 1 me 1, ndërsa dy skuadrat mbyllën 90 minutat në transferta me fitoret 0-1.

Kujtojmë se Ballkani u turpërua në turin e parë të Champions League. Ekipi nga Andora i Santa Colomas i eleminoi pas penalltive, ndërsa rezultati i përgjithshëm përfundoi 3-3.

Tashmë i gjithë fokusi është në Conference League. Kujtojmë se me Ilir Dajën, Ballkani ka luajtur për 2 sezone në grupet e Conference League.

Po ndodh...