Pas largimit nga Tirana, Kristal Abazaj firmos me klubin turk
13 Qershor 2024, 20:50 / SPORT

Kristal Abazaj ka qenë dhe do të mbetet një ga lojtarët me kualitetin më të lartë që ka luajtur në Superligën shqiptare.
27-vjeçari luajti për 2 sezonet e fundit me Tiranën ku ishte shumë afër fitimit të titullit kampion, por me problematikat që pati klubi bardheblu sezonin e fundit, ai ashtu si edhe shumë lojtar të tjerë u detyrua të largohej nga kryeqyteti.
I marrë në intervistë së fundmi nga emisioni “Sport Focus” në “Ora News”, Abazaj zbuloi edhe aventurën e tij të ardhshme.
Ai ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me klubin turk Ankara Keciorengucu. Sulmuesi shprehet mjaft i lumtur për këtë lëvizje dhe shpreson që t’ua shpërblejë drejtuesve të klubit, me këta të fundit që kanë shpenzuar një shumë të majme për ta transferuar.
-
Euro 2024/ Alarm te Franca, një virus prek lojtarët dhe stafin teknik
13 Qershor, 19:17
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

