Përfundoi pas hekurave si trafikant lëndësh narkotike, ish-sulmuesi i Arsenalit firmos për klubin e ri

Hap i ri në karrierë për ish-sulmuesin e Arsenalit, Xhej Emanuel-Tomas. Futbollisti ka lënë pas muajt në qeli si trafikant droge dhe i është kthyer përsëri fushave të blerta, duke firmosur me një klub amator në Angli.
Tomas, i rritur në akademinë e Arsenalit, me të cilin ia doli që të debutonte edhe me skuadrën e parë, kalo në karrierë të gjatë në kategoritë më të ulëta të futbollit anglez, pa u afirmuar asnjëherë në elitë. Por muaj më parë, ai u kthye përsëri në skenë pasi u dënua nga një gjykatë në Angli, sepse ishte gjetur me dy valixhe me kanabis në aeroportin e Stensted, me vlerë tregu 600 mijë paund.
Lënda narkotike, e cila peshonte 60 kilogram, kishte mbërritur nga Bangkoku në Tajlandë dhe ai kishte si bashkëpunëtore të dashurën e tij, Jasmin Piotrovska.
Pas dënimit me 10 muaj burg, ai u lëshua më kusht në fillimin e korrikut dhe tashmë, në moshën 34-vjeçare, ka firmosur me klubin e AFC Toton në kategoritë e ulëta angleze për të vazhduar karrierën e tij.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

