Përgatitjet për Vllazninë, dy mungesa janë të sigurta te Partizani

Nën drejtimin e Abilaliajt, Partizani ka vijuar menjëherë përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Vllaznisë, e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 16:30.
Para kësaj ndeshjeje më shumë se fizikisht trajnerit Abilaliaj i lind detyra për të punuar në ringritjen e skuadrës në aspektin psikologjik. Sa i përket gjendjes së skuadrës, i vetmi i dëmtuar është Altin Bytyçi, i cili po vijon rikuperimin e një tërheqjeje muskulore të gradës së parë. Përveç mbrojtësit, në këtë betejë do të mungojë edhe Mehmeti, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit kundër Elbasanit.
Pjesa tjetër e skuadrës janë gati. Sa i përket formacionit, stafi deri më tani është përqendruar në aspektin fizik dhe sot pritet të bëjë edhe vendosjen përfundimtare sesi do ta rreshtojë skuadrën në fushë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





