Përleshje mes tifozëve anglezë dhe holandezë, ja ç’ndodh në Dortmund

10 Korrik 2024, 19:33 / SPORT ALFA PRESS

Përleshje mes tifozëve anglezë dhe holandezë, ja
Gotat dhe pjata të thyera në dysheme, ndërsa pjesa e jashtme e një lokali/restorant është shkatërruar plotësisht!

Kjo ëhstë panorama në një prej lokaleve të Dortmundit mbrëmjen e së mërkurës, pak para gjysmëfinales së Kampionatit Evropian.

Sipas policisë, një përleshje masive shpërtheu mes tifozëve kundërshtarë të kombëtares holandeze dhe angleze në qendër të Dortmundit, midis tregut të vjetër dhe Kleppingstrasse.

Sipas informacioneve të BILD, të paktën katër persona janë lënduar para ndeshjes . Aktualisht ata po marrin kujdes në shërbimet e urgjencës. Dhjetë persona u arrestuan.

Me sa duket tifozët anglezë kishin varur një flamur para dyqanit – gjë që holandezëve nuk u pëlqeu. Pronari i lokalit Leo tha se holandezët e flakën, ndërsa anglezët tentuan që ta rikthenin, dhe aty shpërtheu një përleshje e egër. Policia duhej të merrte masa kundër grupit me forca të shumta.

Për të ndarë tifozët e zemëruar janë përdorur edhe shkopinjtë.