
Përmbysje dramatike, Real Madrid mposht Manchester City-n me gol në shtesë

Janë mbyllur tre sfidat e orës 21:00 të fazës së “Playoff”-it në Champions League.
Vëmendja më e madhe ishte në Angli aty ku Manchester City priti skuadrën e Real Madrid. Supersfida i përmbushi të gjitha pritshmëritë teksa u mbyll me një fitore spektakolare të spanjollëve me rezultatin 2-3.
Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht vendasit. Erling Haaland ishte autori i golit në minutën e 19-të. Sulmuesi norvegjez, pasi u gjet para portës pas një pasimi nga Gvardiol me një gjuajtje të lehtë dhe të kalibruar dërgoi topin në rrjetë.
Ky do të ishte goli i vetëm për sa i përket fraksionit të parë edhe pse loja ishte e një ritmi shumë të shpejtë ndërsa rastet për shënim ishin të shumta nga të dyja skuadrat.
Reagimi i spanjollëve do të vinte në minutën e 60-të të pjesës së dytë, teksa Kylian Mbappe barazoi rezultatin.
Sulmuesi francez, pas një pasimi spektakolar të Ceballos lëshon një gjuajtje të menjëhershme nga brenda zonës duke mposhtur portierin Ederson.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128