Përmbysje fantastike, Laçi mund Vllazninë në Kurbin
19 Shtator 2023, 18:18 / SPORT

Laçi ka triumfuar me përmbysje në shtëpi me shifrat 2-1 ndaj Vllaznisë, në takimin e vlefshëm për Superioren. Shkodranët kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me Boshnjakun, duke surprizuar kështu shpejt kundërshtarët.
Atëherë kur mendohej se skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, në fundin e fraksionit të parë, kurbinasit vendosën ekuilibrat me Sobowale.
Për përmbysjen e madhe të skuadrës së drejtuar nga Skerdi Bejzade duhej të vinte minuta e 82-të, kur një gol për panoramë i Trev-ës i mahnit të gjithë. Laçi renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, sakaq Vllaznia gjendet e pesta me pesë pikë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
