Pësoi atak kardiak, drejtori i Fiorentinës në gjendje kritike për jetën

18 Mars 2024, 16:33 / SPORT ALFA PRESS

Pësoi atak kardiak, drejtori i Fiorentinës në gjendje kritike
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barone, ndodhet ende në gjendje kritike në spitalin “San Raffaele” në Milano.

Baroni pësoi atak kardiak pak minuta para ndeshjes që Fiorentina do të luante ditën e djeshme me Atalantën.

Ai u dërgua me urgjencë me helicopter nga stadiumi në spital. Skuadra “vjollcë” nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur edhe gjendjen e drejtorit, i cili ndodhet në reaminacion.

“Joe Barone mbetet i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv kardiokirurgjik të spitalit ”San Raffaele” në Milano në kushte kritike pas një arresti kardiak që pësoi ditën e dielë”,

“Joe po mbahet në jetë nga teknikat e mbështetjes mekanike artificiale. Asnjë prognozë nuk është vendosur”, “Familja Barone, familja Commisso dhe e gjithë Fiorentina falënderojnë San Raffaele dhe të gjithë ekipin e Prof. Alberto Zangrillo për punën që kanë bërë që kur Joe u shtrua në spital.” – thuhet në njoftimin e klubit italian.



Po ndodh...

ide