
Platini flet pasi u lirua nga akuzat për mashtrim: Më është kthyer nderi

Legjenda franceze, Michel Platini ka thënë të martën se është “shumë i lumtur” dhe se ndjehet se i është kthyer nderi, pasi gjykata zvicerane e liroi nga akuzat për mashtrim.
“Persekutimi nga FIFA dhe nga disa prokurorë federal zviceran për 10 vite, tashmë ka mbaruar”, ka thënë Platini për gazetarët pas vendimit.
“Tashmë është e mbyllur çdo gjë. Dhe për mua, sot, nderi im është rikthyer dhe jam shumë i lumtur”, ka shtuar ai.
Platini, ish-kapiten i Francës dhe ish-trajner i kombëtares franceze, ka thënë se ka marrë mbi 10 mijë mesazhe në përkrahje të tij dhe ka shtuar se do ta festojë këtë vendim në një restorant.
Platini, së bashku me Sepp Blatter po akuzoheshin për mashtrim dhe nxitjen e stafit të FIFA-s që t’i paguajnë një shumë të madhe Platinisë në vitet 2010 e 2011.
“Ata së bashku kishin thënë se FIFA i detyrohet Platinisë një shumë prej 2 milionë frangash, për punët e tij si këshillues në këtë institucion”, shkruhej në akuzën e vitit 2022 ndaj tyre.
ide

Rama-Basha dhe evolucioni i të bërit politikë!

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128