“Po bije nga kategoria te Tirana”, Osmani debat me Deden

19 Shtator 2022, 08:18 / SPORT ALFA PRESS

“Po bije nga kategoria te Tirana”, Osmani debat me Deden

Ka qenë një bisedë me tone të forta ajo mes drejtorit të Tiranës, Tefik Osmani, dhe Nevil Dedes, trajner i Dinamos. Të ftuar në “Skaner” në MCN dy-ish-mbrojtësit bardheblu kanë debatuar për menaxhimin e talenteve te Tirana.

Ja një pjesë nga debati:

Osmani: Çfarë talentesh ke futur ti?


Dede: Kukën dhe Gjumsin kush i aktivizoi i pari?


Osmani: Po, pra i fute, por po bije nga kategoria.

Dede: Çfarë thua mo? Me dy muaj e gjysmë që e kisha unë do gjykosh ecurinë time ti?

Osmani: Po, pra po ku i ke talentet? Pse nuk flet për Qefalian ti? Ça interesash ke? Flet vetëm për Simonin…

Dede: Ore je në terezi ti? Po unë jam trajner i Dinamos mo, sigurisht që do flas për Simonin.

Osmani: OK për Simonin, por duhet të përmendësh edhe Qefalinë e të tjerët bnë ekipe të tjera. Fol drejt. Edhe unë i Tiranës jam, por nuk mund të mos flas për Simonin. Hajde bëjmë debat këtu sy më sy, jo pas shpine.

Dede: Po pse mo ty do të pyes unë për cilin do të flas? A je në vete? E kupton çfarë po flet.

Osmani: Fol drejtë se më vjen inat kështu. Tirana fitoi titullin, ka shitur lojtarë, ka siguruar të ardhura, ndërkohë nuk thua një fjalë të mirë.

Dede: Posi more, do të pyesim ty se si do flasim.

Po ndodh...