
Prag Champions/ Shpërndahen biletat e para për fazën çerekfinale, luhet akti i dytë i 1/8 në Champions, ja favoritët

Të martën në mbrëmje do të mësohen edhe 4 skuadrat e para që do të presin nga një biletë në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Bayer Leverkusen do të tentojë të pamundurës, pasi në Bay Arena do të kërkojë të përmbysë rezultatin 0-3 të sfidës së parë.
Xabi Alonso është njeriu i duhur që mund të besojë te mrekullitë, duke qenë se ka përjetuar më parë si lojtar këtë ndjesi, ndaj ai është motivatori kryesor tek “Aspiriant”, megjithatë Bayern i Mynihut mbetet superfavoriti për të avancuar më tej.
Në “Anfield Road” do të zhvillohet ndërkohë akti i dytë mes përballjes Liverpool e PSG. Parizienët ishin dominues gjatë 90 minutëshit të parë, kur fati dhe portieri i redsave Allison i mohuan golin skuadrës së Luis Enriques.
Tekniku spanjoll u shpreh se beson ende te kualifikimi pavarësisht humbjes 0-1, sidomos nëse skuadra e tij do të shfaq të njëjtën mënyrë loje sikundër bëri një javë më parë.
Në krahun tjetër ekipi i Slot është i paralajmëruar. Anglezët duhet të menaxhojnë avantazhin e sfidës së parë, por mbi të gjitha duhet të korrigjojnë mënyrën e interpretimit të lojës ndaj kampionëve francez, për të mos komplikuar më tej situatën.
Në San Siro, holandezët e Feyenoord përjetuar vetëm pak javë më parë të kualifikoheshin, pas suksesit ndaj Milani në “play off”, ndërsa këtë herë ndaj kampionëve në fuqi të Interit, skuadra e Van Persiet pritet ta ketë shumë herë më të vështirë për të shpresuar në ndonjë mrekulli.
Inter do të ketë avantazhin e sfidës së parë, pas suksesit në Rotherdam 0-2, ekipi i Inzaghit do të jetë me një këmbë në çerekfinale.
Lautaro shfaqi probleme në fundin e ndeshjes ndaj Monzës të shtunën, ndaj me shumë gjasa, tek Inter në sulm do të aktivizohen Taremi e Thuram.
Në mesfushë hapësirë mund të ketë për Frattessin, ndërsa në mbrojtje Bisscek ka fituar një fanelë titullari ndaj Bastonit, që mund ta nis ndeshjen nga stoli për shkak të aktivizimit thuajse në çdo ndeshje që ka bërë.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128