Prekja e topit me dorë e pretenduar nga Interi, pse Doveri nuk akordoi penallti për zikaltrit

9 Mars 2026, 13:13 / SPORT ALFA PRESS

Prekja e topit me dorë e pretenduar nga Interi, pse Doveri nuk akordoi

‘Më thanë që VAR dhe AVAR e bënë një kontroll, nuk ka asgjë për të thënë’-kështu u shpreh Cristian Chivu pas derbit mes Milanit dhe Interit në lidhje me episodin e prekjes së topit me dorë nga Ricci për të cilën arbitri Doveri nuk akordoi 11-metërsh për Interin.

Gjithçka ndodhi në minutën shtesë dhe Doveri ndonëse u rrethua nga futbollistët e Interit nuk u lëkund në vendimin e tij përballë asaj skene: bërryli i përkulur me krahun të hapur pak, por që menjëhere u mbyll drejt trupit, nuk ishte i ndëshkueshëm me penallti.

Sipas ‘La Repubblica’ edhe nga salla VAR erdhi edhe konfirmimi i dyfishtë nga gjyqtarët Abisso dhe Di Bello. Po kështu edhe Shoqata e Arbitrave Italiane do të mbështesë vendimin e marrë nga arbitrt dhe do t’i japë të drejtë; nul ka asnjë rritje të ndjeshme të volumit, nuk ka lëvizje drejte tipit, asnjë pozicionim jo natyral nga ana e Riccit pas spondës me kraharor të Dumfries.

 

Po ndodh...

ide