Premier League/ Fitojnë Arsenal dhe Chelsea, tjetër humbje për Manchester United

Arsenal dhe Chelsea kanë marrë fitore të rëndësishme, në ndeshjet e javës së 33-të në Premier League.
“Topçinjtë” triumfuan pastër me rezultatin 4-0 ndaj Ipswich në transfertë, në një ndeshje pa shumë histori. Dopieta e Trossard dhe golat e Martinelli e Nwaneri, i dhanë suksesin skuadrës së Artetës, që mbetet në vendin e dytë me 66 pikë të grumbulluara.
Fitore dramatike ishte ajo nga Chelsea ndaj Fulham me rezultatin 2-1 me përmbysje. Golat e shënuar në fund nga George në minutën e 83-të dhe Neto në minutën e 93-të, e bënë të pavlefshëm realizimin e Iwobi në pjesën e parë për vendasit. Chelsea vazhdon luftën për një vend në Champions, pasi renditet në vendin e pestë me 57 pikë.
Manchester United regjistroi humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. “Djajtë” u mposhtën minimalisht në transfertë nga Wolves. Skuadra e Amorim mbetet në vendin e 14-të me 38 pikë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


