Presidenti i Interit, Marota: Do flasim me Çalhën, për Ademolën na prisni dhe pak

22 Korrik 2025, 18:46 / SPORT ALFA PRESS

Presidenti i Interit, Marota: Do flasim me Çalhën, për


“Çalhanoglu nuk është një rast për t’u shqetësuar”. Duke iu referuar interesit të përfolur nga Gallatasaraj dhe së fundmi edhe nga Fenerbahçe, Marota zgjodhi një gjuhë ironike. “Turqit janë alegorikë. Dëgjojmë për kërkesa që në fakt nuk na vijnë kurrë. Janë fantazma.

Nuk dua që Hakani të kthehet në një çështje, sepse nuk është. Ai nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën për t’u larguar”. Presidenti zikaltër sqaroi gjithashtu se lojtari ka planifikuar të bashkohet me skuadrën në datën 23 korrik, kur fillon grumbullimi zyrtar i Interit për sezonin e ri.

“Do të vijë në kohën e duhur, dhe sigurisht që do të flasim me të, siç bëjmë me çdo lojtar. Por deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal negativ nga ana e tij”. Ndërsa spekulimet për afrimin e mundshëm të Ademola Lukmanit vazhdojnë të qarkullojnë, Marota zgjodhi të mos japë komente konkrete. “Për Lukmanin do të flasim herën tjetër”, u shpreh ai me një buzëqeshje të përmbajtur, duke lënë të kuptohet se tratativa është ende në zhvillim.

 

Po ndodh...