
Presidenti kroat: Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur

30 Maj 2023, 22:45 / KOSOVA & BOTA
ALFA PRESS
Pas sulmemve të dhunshme në veri një reagim ka ardhur edhe nga presidenti kroat Zoran Milanoviç, i cili tha se Serbia tashmë duhet të pranojë që Kosova është një shtet i pavarur.
“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”,- ka thënë ai, raporton Index.hr.
Ai shtoi se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, u bëri thirrje vendeve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.
"Por kjo është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, -ka thënë Zoran Milanoviç.
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?
Nga Kreshnik Spahiu

A je budall a bon vetë o Gaz?!
nga Bato Kosova
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128