PSG nën hetim për transferimin e lojtarëve drejt Qatar

19 Shtator 2023, 18:10 / SPORT ALFA PRESS

PSG nën hetim për transferimin e lojtarëve drejt Qatar

Raportet mes PSG dhe Katar përfundojnë në shënjestër të UEFA-s.

Siç bën të ditur e përditshmja franceze L’Equipe shitjet e Marco Verrati, Abdou Diallo dhe Julian Draxler kanë vënë në alarm organizmin e futbollit europian që ka vendosur të hetojë në lidhje me raportin mes klubit dhe vendit nga Lindja e Mesme që ka derdhur në arkat e parizienëve 80 milionë euro në sesionin e fundit të merkatos.

Kjo nuk është hera e parë për klubin parizien që është nën pronësinë e Qatar Sports Investments, që aktualisht ka 100% të aksioneve të PSG, dhe që në të kaluarën i janë bllokuar nga UEFA disa kontrata sponsorizimi me kompani nga Katari si BeIn Sport, Qatar Tourism etj pasi të dyja palët janë të lidhura mes tyre duke ngritur dyshimin se bëhet fjalë thjesht për derdhjen e të ardhurave nga i njëjti xhep për të balancuar financat e klubit.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe me shitjet e Verratit me shokë, me UEFA-n që po heton për lidhje të mundshme mes PSG dhe klubeve që kanë blerë kartonët e lojtarëve. Nëse do të konfirmohet se bëhet sërish fjalë për një manovër për të shëndoshur bilancet e PSG, skuadra e Luis Enrique mund të penalizohet për thyerje të rregullave të Fair Play Financiar, me rrezikun për të ngrirë transferimin e 3 futbollistëve drejt gadishullit arabik./ SuperSport

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128