Refuzoi milionat për Napolin, babai i De Bryjne zbulon arsyen: Ja pse Kevin zgjodhi të luajë për kampionët e Italisë

12 Qershor 2025, 11:56 / SPORT ALFA PRESS

Refuzoi milionat për Napolin, babai i De Bryjne zbulon arsyen: Ja pse Kevin

Kevin De Bryjne aktualisht po i nënshtrohet testeve mjekësore në Villa Stuart në Romë. Mesfushori belg do të nënshkruajë më pas kontratën e tij të re që do ta lidhë me Napolin për dy sezonet e ardhshme me një opsion rinovimi. 

Hervig De Bryjne, i pranishëm jashtë klinikës romake ka shoqëruar të birin në këtë fillim të aventurës së re dhe ka dhënë një prononcim për “Tuttomercatoëeb”.

“Kevini është më i interesuar në anën sportive, në aftësinë për të luajtur në një nivel të lartë”, shpjegoi babai i mesfushorit duke iu referuar zgjedhjes së tij për Napolin pavarësisht propozimeve milionere që i mbërritën në tavolinë.

Për të, Napoli përfaqëson një sfidë të vërtetë…
“Një nga arsyet pse ai zgjodhi Italinë është të vazhdojë të luajë në një nivel të lartë, e përsëris se kjo ka qenë gjithmonë gjëja më e rëndësishme për të”.

A ndikoi prania e një trajneri si Antonio Konte në vendimin e tij?
“Për të, çështja sportive është e rëndësishme.”

Po ndodh...

ide