Refuzoi ofertat nga Premier League, Juventus shpërblen me një kontratë të re mesfushorin

21 Shtator 2023, 00:01 / SPORT ALFA PRESS

Refuzoi ofertat nga Premier League, Juventus shpërblen me një

Manuel Locatelli qëndroi te Juventusi edhe këtë sezon pavarësisht ofertave nga Premier League dhe ekzaktësisht nga Brighton. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto De Zerbi ishte e interesuar për shërbimet e lojtarit të kombëtares së Italisë, mirëpo mesfushori preferoi t’i qëndronte besnik ngjyrave bardhezi edhe pse në një moment të vështirë për klubin torinez.

Ky vendim i Locatellit duket se është vlerësuar nga ana e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” dhe tashmë palët kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës së 25-vjeçarit. Locatelli ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2026, mirëpo ideja tashmë është që ta shtyjnë deri në 2027-tën, sigurisht edhe me një përmirësim të pagës.

Locatelli ka vlerësimin maksimal të trajnerit Massimiliano Allegri i cili e ka aktivizuar në katër ndeshjet e para si titullar dhe tashmë rinovimi i kontratës duket më pranë se kurrë.

 

Po ndodh...

ide