Rikthehet sot melodia e Champions League, Milani detyrim fitoren! Real Madrid përsërit finalen, Juvja në shtëpi! Nëntë përballjet

Champions League rikthehet mbrëmjen e së martës me nëntë ndeshjet e para për turin e tretë. Gjithçka nis në orën 18:45 me dy duele.
Në "San Siro" Milani pret Club Brugge, me italianët që e kanë detyrim fitoren pasi kanë dy humbje (Liverpool, Leverkusen) në përballjet e para.
Në Principatë, Monaco pret serbët e Crvena zvezdas.
Spektakli vijon në orën 21:00, aty ku Arsenal luan me Shakhtar, Aston Villa kundër Bolognas dhe PSG-PSV. Në Torino, Juventusi kërkon të tretën fitore pasi pret në shtëpi Stuttgartin.
Emocionuese në "Bernabeu" ku përsëritet finalja e sezonit të shkuar mes Real Madrid dhe Dortmund. Sturm Graz përballet me Sporting, ndërsa Girona luan me Slovan Bratislavën.
Champions League, raundi i tretë - E martë, 22.10.2024
18:45
Milan - Club Brugge
Monaco - Crvena zvezda
21:00
Arsenal - Shakhtar Donetsk
Aston Villa - Bologna
Girona - Slovan Bratislava
Juventus - Stuttgart
PSG - PSV
Real Madrid - Dortmund
Sturm Graz - Sporting
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

