
Roma dëshiron të mbajë Azmoun, refuzohet oferta e Sevillas

Roma nuk ka ndërmend të provohet nga shërbimet e Sardar Azmoun. Fabrizio Romano, gazetar Italian i specializuar për merkaton e futbollistëve, shkruan se sulmuesi iranian, për momentin jo në gjendjen më të mirë fizike dhe i përfshirë në Kupën e Azisë me kombëtaren e tij, mund të bëhet më qendror për Daniele De Rossin nëse Andrea Belotti largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Për këtë arsye, verdhekuqtë refuzuan ofertën e Sevillas për lojtarin e huazuar nga Bayer Leverkusen, me të cilin kryeqytetasit nuk duan ta ndërpresin marrëveshjen para kohe.
Qendërsulmuesi deri më tani ka bërë 15 paraqitje dhe ka shënuar një gol me fanellën e Romës, të cilën do ta mbajë të paktën deri në qershor, duke qenë se huazimi i tij skadon më 30 të atij muaji.
Me De Rossin mund të ndryshojë minutazhi i futbollistit në fushë, teksa më Mourinhon ai kryesisht qëndronte në stol dhe në mënyrë sporadike ka qenë pjesë e formacionit startues.
-
Protesta e fermerëve/ Shoqërohen me forcë disa prej tyre
23 Janar, 15:44

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128