Roma triumfon edhe me 10 lojtarë, Lukaku bën heroin ndaj Xhenoas
Roma mposhti Xhenoan me rezultatin 1-0 në ndeshjen e javës së 37-të të Serisë A duke siguruar vendin e gjashtë në renditje, teksa me ndihmën e Atalantës mund të vlejë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Verdhekuqtë mbizotëruan në fund të një ndeshje të gjatë të ekuilibruar dhe pa emocione.
Kryeqytetasit arritën t’ia dilnin edhe pse mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 72-të pas daljes me karton të kuq të Paredes. Triumfi erdhi falë goditjes fituese të Lukakut në minutën e 79-të.
De Rosi i rikthehet suksesit pas tri ndeshjeve dhe tani është gati për të mbështetur Atalantën në finalen e Europa League të planifikuar për të mërkurën.
Megjithatë, duhet nënvizuar se, nëse skuadra e Gasperinit do të ngrinte trofeun, do t’i duhej gjithashtu që të përfundonin në vendin e pestë dhe për këtë arsye të mos kalojnë as Juventusin dhe as Bolonjan në renditje, që pritet nga përballja direkte e së hënës në mbrëmje. Me pak fjalë, një skenar i besueshëm, por që sigurisht mbetet i ndërlikuar.
-
Çfarë po e shkakton rënien e euros në Shqipëri?
20 Maj, 08:28
ide
Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?
Rama duhet të iki, Berisha s’duhet të vijë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128