Ronaldo fiton duelin me Benzeman, shënon dopietë në fitoren e Al Nassr

Al Nassr arriti një fitore tejet të rëndësishme në garën për titull duke mundur në transfertë 2-5 Al Itihad në sfidën e prapambetur të kampionatit.
Sfida nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14’ me Hamdallah, por 5 minuta më vonë ishte Ronaldo që rivendosi baraspeshën me anë të një penalltie. Pa u mbyllur pjesa e parë, Taliska përmbysi rezultatin.
Në të 52’ ishte sërish Hamdallah që baraspeshoi sfidën, por një tjetër penallti në minutën e 68’ e realizuar nga Ronaldo kaloi në avantazh Al Nasr.
Më pas ishte Sadio Mane që shënoi dy herë të tjera për t’i dhënë përfundimisht fund sfidës, teksa Karim Benzema qëndroi në hije gjatë gjithë sfidës.
Kështu Al Nasr ngushton me 7 pikë diferencën me Al Hilalin e vendit të parë, ndërsa Kristiano Ronaldo parakalon Mbapen dhe Kejn në garën për golashënuesin e vitit, duke shkuar në 53 me një ndeshje të mbetur.
I vetmi që e kërcënon është Erling Haland, i cili ka dhe dy ndeshje me Mançester Sitin, etksa ndodhet në kuotën e 50 golave.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
