Rrëfimi i Brojës: Jam i dashuruar me golin, shpresoj që të jetë pika e kthesës

Armando Broja kaloi një periudhë të vështirë, teksa për shkak të një dëmtimi, mbeti jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë. Gjithsesi, Broja hodhi pas shpine lëndimin dhe realizoi gol ndaj Preston, në ndeshjen e Kupës. Sulmuesi shqiptar i Chelseat dha një intervistë për “Evening Standart”, ku e cilësoi golin ndaj Preston si shumë të rëndësishëm dhe i premtoi tifozëve se do të japë maksimumi.
“Kur kalon një periudhë kur nuk shënon shumë, mund ta ndjesh veten keq. Nuk është ndjesia më e mirë e mundshme por të shënosh një gol në një ndeshje të tillë të kthen diçka. Padyshim ishte një gol i rëndësishëm për mua dhe për ndeshjen gjithashtu. Ishte puna e mirë e Mudrik që pasoi te Malo Gusto dhe ishte një krosim i mirë i tij. Unë thjesht u mundova ta arrija me kokë, nuk ishte një gjuajtje e keqe.
Kjo është detyra jonë, paguhemi që të shënojmë gola. Kjo është ajo që kërkojnë të gjithë nga një sulmues, një person që të shënojë gola. Është e vështirë, pasi të gjithë presin që të shënosh në çdo ndeshje, por ka pasur lojtarë të mëdhenj që nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Rezultati është i pari, por personalisht mua më pëlqen të shënoj gola. Jam një sulmues, kjo është ajo që dashuroj të bëj.
“Poçetino thotë se duhet të qesh më shumë? Kam pasur shumë biseda me trajnerin. Kisha ndjesinë se po kaloja një moment shumë të vështirë kur u ktheva nga dëmtimi. Duke qenë për një kohë të gjatë jashtë skuadrës dhe duke mos u përfshirë, mund të thuhet se ndjehesha i demoralizuar me të gjitha.
Kur u ktheva, ndjehesha pak më shumë si vetvetja. Ndjej se kam ende shumë për të dhënë. Dhe siç thotë trajneri, mund të tregoj më shumë pozitivitet. Me raste jam shumë i ashpër ndaj vetvetes. Kjo është për faktin se pres shumë nga vetja ime dhe e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Trajneri thjesht po mundohet që të heqë këtë barrë nga supet e mia dhe që të jem pak më i çliruar në këtë drejtim. Po mundohem që të përfitoj nga kjo këshillë, pasi ai më ka ndihmuar çdo ditë. Thjesht duhet të buzëqesh më shumë dhe të jem pak më pozitiv” – tha ai.
-
-
-
16-vjeçari rreh të dashurën dy vite më të vogël në Devoll
8 Janar, 16:48 -
Strategjia e Ramës për të mbuluar korrupsionin
8 Janar, 16:34
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




