
Sasuolo në vështirësi, Bajrami i gëzohet barazimit me Torinon: Na mungoi diçka para portës

Futbollisti ishte titullar në këtë sfidë, duke luajtur për 73 minuta, ndërsa pas ndeshjes ishte ai që u shfaq para mikrofonit të “Sky Sport” për të dhënë mendimet rreth rezultatit që mban për momentin ekipin e tij jashtë zonës së ftohtë.
“Për ne ishte një pikë shumë e rëndësishme, e gjithë skuadra ka luajtur mirë, na mungoi vetëm ajo prekja e fundit përpara. U mbrojtëm mirë, duhet të vazhdojmë kështu deri në fund dhe nuk duhet të dorëzohemi. Situata e trajnerit Dionisi? Ne japim maksimumin në fushë, pastaj futbolli është i tillë.
E dimë të gjithë që është një situatë e vështirë, jemi një ekip, mundohemi të ecim përpara. Nuk duam të dorëzohemi, kemi bërë një paraqitje shumë të rëndësishme dhe pastaj kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme ndaj Atalantës”, tha mesfushori shqiptar pas duelit.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128