Seria A/ Lacio barazon me Venecian, Cristian Chivu debuton me fitore te Parma

22 Shkurt 2025, 18:59 / SPORT ALFA PRESS

Seria A/ Lacio barazon me Venecian, Cristian Chivu debuton me fitore te Parma

Janë luajtur dy ndeshjet e para nga katër të programuara për sot në Serie A, të vlefshme për javën e 26-të.

Lacio nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Venecias. Pavarësisht rasteve në këtë takim, asnjë nga ekipet nuk shfrytëzoi rastet.

Lacialët renditen në vendin e katërt me 47 pikë. Ndeshja e radhës për ta, është ajo ndaj Milanit, në transfertë.

Venezia renditet në vendin e parafundit me vetëm 17 pikë. Në takimin tjetër të luajtur sot, Parma mundi 2-0 Bolognan.

Në “Ennio Tardini”, Parma fitoi 2-0 ndaj Bologna-s. Vendasit shënuan nga një gol në secilën pjesë. Bonny shënoi golin e parë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37-të, ndërsa goli i dytë u shënua nga Sohm në minutën e 80-të.

Cristian Chivu e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën si trajner te Parma, duke marrë fitore në ndeshjen e parë. Pas kësaj fitoreje, Parma renditet në vendin e 17-të me 23 pikë, ndërsa Bologna mbetet në vendin e tetë me 41 pikë.

 

Po ndodh...