Sezonin e fundit u regjistruan 1800 arrestime, njihuni me klubin me tifozët më huliganë në Angli
A ju shkon mendja se cili është klubi anglez, me numrin më të lartë të tifozëve të arrestuar për incidente të lidhura me futbollin gjatë sezonit 2024-2025? Në fakt, sipas të dhënave të publikuara të enjten nga Ministria e Brendshme Britanike, është Mançester Junajtid.
Konkretisht, sezonin e fundit u regjistruan 1.803 arrestime të lidhura me futbollin, që përfshinin mbështetës të klubeve në gjashtë ligat kryesore të Anglisë. Pati një rënie prej 12%, krahasuar me sezonin 2023-2024 (2043). Klubi, tifozët e të cilit u arrestuan më shumë, ishte ai i Junajtid me 121, i ndjekur nga Siti me 94 dhe Uest Hem me 77, që kryesonte listën për tre vitet e fundit radhazi.
Ndërkohë, Arsenali regjistroi rënien më të madhe të arrestimeve krahasuar me sezonin e kaluar: 43 më pak. Kurse Aston Vila pa rritjen më të madhe, duke shkuar nga 26 në 71. Lloji më i zakonshëm i arrestimit ishte çrregullimi publik (32%), i ndjekur nga çrregullimi i dhunshëm (22%) dhe posedimi i drogave të kategorisë A (19%). Të dhënat e Ministrisë së Brendshme në Britani zbuluan gjithashtu edhe një rritje të arrestimeve, që janë të lidhura me ndeshjet nëpër kompeticionet europiane.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
