Shaqiri shprehet hapur: “E kisha ëndërr të luaja në Kosovë…”

Xherdan Shaqiri përjetoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sulmuesi i njohur shqiptar që garon prej vitesh me kombëtaren helvete, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Fadil Vokrrin.
Një prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë në qershorin e vitit 2018 në moshën 57-vjeçare. Vokrri ëndërronte ta shihte sulmuesin nga Gjilani me fanellën e Kosovës.
Shaqiri ka postuar në faqen e tij një foto përkrah portretit të legjendës, teksa nuk mungon një zemër brenda saj. Të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë, siç theksoi 31-vjeçari për SuperSport pas ndeshjes në kryeqytetin dardan.
“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin. Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës.
Kam ëndërruar të luaj këtu. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadilin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin… ”
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
