Sherr mes tifozëve në ndeshjen Tirana-Elbasani, shoqërohen disa persona
8 Mars 2026, 18:33 / SPORT

Përplasje mes tifozëve janë regjistruar në fundin e ndeshjes Tirana-Elbasani, e zhvilluar në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë.
Takimi u mbyll me fitoren minimale 0-1 të ekipit nga Elbasani, por pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit nuk kanë munguar tensionet mes tifozëve.
Sipas raportimeve, mes tifozëve janë dëgjuar ofendime dhe përplasje verbale, çka ka sjellë edhe përshkallëzimin e situatës.
Policia ka ndërhyrë për të shmangur përkeqësimin e incidentit, ndërsa disa persona janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Përballja e kësaj të diele kishte rëndësi për të dy skuadrat, por me objektiva të ndryshëm, KF Elbasani synon vendet e para në renditje, ndërsa KF Tirana po lufton për të siguruar mbijetesën në kampionat.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
Nga Blendi Kajsiu
ide
Për Punët e Shqipërisë
Nga Ditmir Bushati
Nuk kemi nevojë për liderë, as për heronj
Nga Rebecca Solnit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128