Sherri i madh te Interi, përfundon telenovela Çalhanoglu
23 Korrik 2025, 11:41 / SPORT

Pas disa javësh të zhurmshme lidhur me të ardhmen e mesfushorit turk të Interit, Hakan Çalhanoglu, duket se kësaj telenovele i ka ardhur fundi. Ka qenë vetë agjenti i tij, Gordon Stipic, që në një intervistë së fundmi ka vendosur pikat mbi “i”, duke theksuar se Çalhanoglu do të qëndrojë në Milano:
“Nuk ka patur asnjë ofertë nga ana e Fenerbahçe dhe mund t’Ju konfirmoj se nuk ka patur as edhe një takim as me drejtuesit e Gallatasaray. Ka patur telefonata dhe në këtë periudhë janë normale, por mund t’Ju them se Hakan është i lumtur në Milano”, theksoi agjenti i mesfushorit turk, duke shuar përfundimisht zërat për një lëvizje të mundshme të lojtarit të tij në këtë merkato.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
