Shkarkohet presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit

7 Dhjetor 2023, 23:53 / SPORT ALFA PRESS

Shkarkohet presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit

Ednaldo Rodrigues është shkarkuar nga posti i presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit (CBF).

Siç raportohet nga mediat braziliane, Gjykata e Drejtësisë e Rio de Zhaneiros mori këtë vendim, referuar një parregullsie në zgjedhjet e vitit 2022.

Në gusht 2021, nënkryetarët e CBF emëruan, Ednaldo Rodrigues, si president të përkohshëm deri në fund të mandatit të të dorëhequrit Rogerio Caboclo (i akuzuar për ngacmim seksual), i cili do të skadonte në prill 2023.


Në mars 2022, Rodrigues firmosi një marrëveshje që vendosi rregulla të reja zgjedhore, e cila lejonte zgjedhje me një kandidat të vetëm.

Megjithatë, nënkryetarët e CBF-së e kundërshtuan këtë marrëveshje, sipas tyre, Rodrigues nuk mund ta nënshkruante atë sepse ishte president i përkohshëm dhe do të kishte përfituar prej saj për të fituar zgjedhjet.

Prandaj, Gjykata e Drejtësisë vendosi në favor të tyre dhe kjo mund të ndikojë në zgjedhjen e presidentit të ri të federatës braziliane.

José Perdiz, presidenti i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë Sportive (STJD), do të marrë drejtimin e përkohshëm të Federatës deri në zgjedhjet e reja që do të duhet të mbahen brenda 30 ditëve.

 

Po ndodh...