Shkelmohet topi i parë, kuqezinjtë duan tre pikët për të blinduar vendin e parë

10 Shtator 2024, 20:52 / SPORT ALFA PRESS

Shkelmohet topi i parë, kuqezinjtë duan tre pikët për

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një takim vendimtar për ecurinë e saj në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. 

Një fitore do ta bënte Shqipërinë një kandidate kryesore për të fituar grupin e ngjitur në Ligën A, përtej faktit që do ta afronte edhe me play-off të Botërorit 2026.

Trajneri Silvinjo ka vendosur që t’u besojë edhe për këtë ndeshje thuajse të gjithë emrave që kishte hedhur në fushë nga minuta e parë ndaj Ukrainës, duke rreshtuar ekipin në të njëjtën mënyrë si në ndeshjen me Pragën ku kuqezinjtë dhuruan një lojë shumë të mirë në të dyja fazat.

Megjithatë, Arbër Hoxha e nis si tuitullar në vend të Laçit, i cili do të jetë në pankionë në këtë duel.

"Nis dueli në “Air Albania”.

 

Po ndodh...

ide