
Prag shorti, Euro 2024/ Njihuni me historinë e Kupës së Europës, ekipet dhe trofetë ndër vite

Ethet e Euro 2024, pothuajse kanë prekur të gjithë shqiptarët, kjo për shkak se në shortin e ditës së sotme në orën 18:00, që do të hidhet në Hamburg bën pjesë dhe kombëtarja e Shqipërisë. Të gjitha ekipet që garojnë për Euro 2024, do të njohin kundërshtarët e tyre në grupe.
Kampionët në fuqi të këtij komptecioni janë kombëtarja Italiane. Ndërkohë ashtu si çdo 4 vite dhe në këtë euro 2024 që do të mbahet në disa qytete të Gjërmanisë marrin pjesë 24 ekipe, Gjermania është kualifikuar në mënyrë direct sepse është vendi pritës, ndërkohe 20 kombëtare janë kualifikuar nga ndeshjet e grupeve, 3 ekipet e tjera do të luajnë në play-of.
Ky garim mbahet çdo katër vite që nga viti 1960. Fillimisht ky garim u emërua si Kupa e Nacioneve Evropiane, duke ndërruar në emrin Kampionati Evropian i Futbollit në vitin 1968.
Para vitit 1980, vetëm katër kombëtare kualifikoheshin për në garimin final. Që nga viti 1980 tetë ekipe garonin, kurse që nga viti 1996 garimi u zgjerua përsëri në numrin nismëtarë prej 16 kombëtareve në garimin final.
Ekipet garuese zgjidhen pas një serie të garimit kualifikues.
Në vitin 1960 dhe 1964 zgjidheshin përmes lojërave vendas/nikoqir, kurse nga viti 1968 përmes kombinimit; garimit në grupe dhe mysafir/nikoqir ndeshjeve. Ekipi/ekipet organizues zgjedhet direkt për në garimin final.
Finalet e Europës ndër vite
1960- Bashkimi Sovjetik 2-1 Jugosllavi
1964-Spanjë 2-1 Bashkimi Sovjetik
1968-Itali 2-0 Jugosllavi
1972-Gjermani 3-0 Bashkimi Sovjetik
1976-Ceki 2-2 Gjemani (5-3 me penallti)
1980-Gjermani 2-1 Belgjikë
1984-Francë 2-0 Spanjë
1988-Holandë 2-0 Bashkimi Sovjektik
1992-Danimarkë 2-0 Gjermani
1996-Gjermani 2-1 Cekia
2000-Francë 2-1 Italia
2004-Greqi 1-0 Portugali
2008-Spanjë 1-0 Gjermani
2012-Spanjë 4-0 Itali
2016-Portugali 1-0 Francë
2020-Itali 1-1 Angli 5-4 penallti (Luajtur në 2021 për shkak të pandemisë)
Ekipi fitues i Italisë, Euro 2020
Vendet ku është luajtur europiani
Mikprites
tre herë
Franca
1960, 1984, 2016
dy herë
Belgjika
1972, 2000
dy herë
Italia
1968, 1980
një herë
Austria
2008
një herë
Anglia
1996
një herë
Gjermania
1988
një herë
Holanda
2000
një herë
Polonia
2012
një herë
Portugalia
2004
një herë
Spanja
1964
një herë
Suedia
1992
një herë
Zvicra
2008
një herë
Ukraina
2012
një herë
Jugosllavia
1976.
Artikull nga Alfapress.al
-
U-17/ Gjermania fiton Kupën e Botës, mposht në finale Francën
2 Dhjetor, 16:59

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128