
U-17/ Gjermania fiton Kupën e Botës, mposht në finale Francën

Kombëtarja gjermane U17 u shpall kampione e botës, duke triumfuar me penallti pas një finaleje tepër emocionuese ndaj Francës.
Për habi, ky ishte vetëm titulli i parë në këtë moshë për “teutonët”, por gjithsesi tregon se një brez i artë po vjen, dhe që mund të rikthejë Gjermaninë në lavdinë e dikurshme.
“Pancerët” 17-vjeçarë kryesuan 2-0 në sfidën e luajtur në stadiumin qendor të Xhakartës, kryeqytet i Indonezisë.
Bruner me penallti dhe Darvih ishin autorë të golave, veçse francezët reaguan fort. Barazimi erdhi nga këmbët e Buabresë dhe Amugusë.
Gjermanët gjithsesi përballuan daljen me karton të kuq të njërit prej lojtarëve të tyre që në 68’, duke e dërguar finalen tek penalltitë.
Gabimet ishin të shumta, por përfundimisht Gjermania fitoi 4-3, pasi humbi dy 11-metërsha ndaj tre të Francës.
Në vendin e tretë doli kombëtarja nga Afrika e Malit, që mundi 3-0 argjentinasit në finalen e vogël.
-
Tërhiqet nga gara e Festivalit të RTSH-së edhe një këngëtar i tretë
2 Dhjetor, 16:49 -
-
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128