Shpallet fituesi i Topit të Artë

22 Shtator 2025, 23:02 / SPORT ALFA PRESS

Shpallet fituesi i Topit të Artë

Ylli i Paris Saint-Germainit, Ousmane Dembele, është fitues i Topit të Artë për edicionin 2024/2025. 28-vjeçari u shpall futbollisti më i mirë në botë në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në Paris.

Edicioni i kaluar ishte i shkëlqyer për sulmuesin e Francës. Ai e udhëhoqi PSG-në drejt triumfit të parë në Ligën e Kampionëve. Me Parisin ka fituar edhe titullin e kampionit dhe kupën e Francës. Ndërkohë ka arritur në finale të Botërorit të Klubeve.

Në edicionin e kaluar Dembele i shënoi plot 35 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. I kishte edhe 16 asistime.

Shpallet fituesi i Topit të Artë

Dembele për herë të parë e ka fituar Topin e Artë, që është trofeu kryesor individual në futboll. Ai fitoi në konkurrencë të fortë me yllin e ri të Barcelonës, 18-vjeçarin Lamine Yamal.

 

Po ndodh...