Shqipëria merr një humbje ndaj Ukrainës dhe e mbyll si e fundit në grup

Ishte i vetmi rezultat që nuk ka nevojitej.
Kombëtarja “kuqezi” ka zhgënjyer totalisht mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në mitikun e “Air Albania” janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2-1, nga “Verdheblutë” e Ukrainës, në përballjen e vlefshme për xhiron e fundit të fazëssë grupeve të Nations League.
Dy gola të shpejtë nga Oleksandr Zinchenko e Roman Yaremchuk ishin vendimtare në fitoren e miqve, ndërsa për djemtë tanë goli i vetëm erdhi në minutën e 75’-të, me “fantazistin” Nedim Bajrami që përkthen më së miri në gol një penallti të fituar nga Myrto Uzuni, por vetëm kaq.
Kjo humbje ndikon jo pak në renditjen e “Kuqezinjve” në Grupin B1, të Nations League, me djemtë e Sylvinho që tashmë pozicionohet në vendin e fundit me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 3-të, Ukraina ngjitet në vendin e fundit, ndërsa Çekia pas fitores 2-1 ndaj gjeorgjianëve siguron kalimin në Ligën A, si e para e grupit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





