
Silvinjo kërkon ndihmë nga Superiorja, dy futbollistë të Vllaznisë i bashkohen Kombëtares

Udhëtimet e gjata të shumë prej futbollistëve të Kombëtares për t’iu bashkuar grumbullimit, kanë futur në telashe trajnerin SIlvinjo, i cili do të zhvillojë stërvitje me numra të reduktuar futbollistësh mes atyre të përzgjedhur për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës. Por tekniku e ka gjetur zgjidhjen e problemeve të tij te Kategoria Superiore.
Nëse nga një anë lojtarët e kampionatit shqiptar nuk janë mjaftueshëm të mirë për t’u bërë pjesë e Kombëtares, siç rezulton nga zgjedhjet e teknikut në vitin e fundit, ata të paktën mund t’i shërbejnë për të plotësuar numrin e futbollistëve për seancat stërvitore në ditët e para të grumbullimit të Kombëtares.
Kështu, pas Klevis Kasës së Elbasanit, janë mësuar edhe dy emra të tjerë futbollistësh të cilët do t’i bashkohen nesër në stërvitje kuqezinjve. Dy lojtarët e Vllaznisë, Gledjan Pusi dhe Antonio Delaj, do t’i bashkohen në seancat stërvitore në vendin tonë grupit kuqezi, i cili do të përgatitë këtu ndeshjen e parë ndaj Anglisë.
Të dy futbollistët kanë luajtur me pikatore me klubin shkodran në pjesën e dytë të sezonit ndaj nuk do të ketë probleme të mbingarkesës për ta me këto stërvitje.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128