SKANDALI me biletat për ndeshjet e kombëtares: Ja si shiten hapur në "treg të zi", përmes rrjeteve sociale (FOTO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë dy ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampionëve, në 16 nëntor kundër Republikës Çeke dhe më 19 nëntor kundër Ukrainës.
Të dyja këto përballje do të luhen në “shtëpi”, në stadiumin “Arena Kombëtare”, i cili pritet që në të dyja ndeshjet të jetë plot me tifozë kuqezi. Të paktën, këtë na tregon shitja e biletave, deri më tani.

Në faqen online të shitjes së biletave, tregohet se për ndeshjen Shqipëri-Rep Çeke janë shitur të gjitha, teksa për përballjen me Ukrainën kanë mbetur shumë pak.
Por a kanë shkuar të gjitha këto bileta tek tifozët që duan të mbështesin kombëtaren? Nga një vëzhgim i kryer nga Gazeta Shqip, rezulton se realiteti nuk është i tillë.
Në rrjetet sociale kanë nisur të hapen llogari, që shërbejnë për shitjen e këtyre biletave në treg të zi, e sigurisht me një çmim shumëfish më të lartë.
Këto llogari janë të shumta dhe menaxhohen nga njerëz që kanë blerë disa dhjetëra bileta. Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që ndodh, pasi sa herë ekipi ynë kombëtar bën paraqitje të mira, interesi për ta parë nga afër rritet dhe kështu, përfitojnë këta persona.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

