Skënderbeu e kthen në stërvitje, korçarët kryesojnë 3-0 ndaj Vllaznisë

24 Maj 2024, 20:13 / SPORT ALFA PRESS

Skënderbeu e kthen në stërvitje, korçarët
Po luhet në “Air Albania” sfida Skënderbeu-Vllaznia, e cila do të përcaktojë vendin e 3-të dhe të katërt në Kategorinë Superiore.

Korçarët kryesojnë me rezultatin 3-0 ende pa u mbyllur pjesa e parë. Goli i parë erdhi në minutën e 11-të.

Rashica nga e majta pason në qendër ku askush nuk devijon dhe Nikaj në shtyllën e dytë shtyn topin në rrjetë.

Ndërkohë në minutën e 16-të, pas një goditje këndi, Liço devijon në shtyllën e parë dhe çon topin në rrjetë për rezultatin 2-0.

Në minutën e 31-të, një top i kthyer gabimisht bëhet asist për Rashicën i cili shfaqet para Qarrit dhe dërgon topin në rrjetë përsëri për korçarët.



Po ndodh...