SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Shpërthen festa në Korçë, vendasit kalojnë në avantazh

1 Tetor 2023, 18:33 / SPORT ALFA PRESS

SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Shpërthen festa në Korçë,

Dueli i sotëm në Korçë mes Skënderbeut dhe Partizanit vë përballë njëri-tjetrit dy rivalë të vjetër që në vitet e kaluara kanë prodhuar ndeshje shumë të ndezura.

Edhe pse situatat kanë ndryshuar për dy klubet, pritet që dueli i sotëm të jetë shumë luftuar, pasi të dy ekipet kërkojnë pikë të rëndësishme për kualifikimin.

Në radhët e korçarëve, Gvozdenoviç nuk ka hequr dorë nga rreshtimi sulmues me Liçon që mbështet Rashicën e Nikajn.

Ndërkohë, Taipi, Grezda dhe Cara do të jenë pas krahëve të Bintsuka në rreshtimin e Partizanit.

LIVE SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-0
83′ (p) Rashica

NGJARJET KRYESORE

83’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica shënon me penallti. 

78’-81’ Liço rrëzohet në zonë pas një kontakti me Koçijan, gjyqtari Lata bën shenjë për simulim dhe ndëshkon me të verdhë Vangjelin për protesta. Më pas ai ftohet në VAR të shohë edhe një herë pamjet ku Koçijan gjen këmbën e futbollistit vendas. Në fund Lata akordon penallti për vendasit dhe i jep të verdhë Zekollit. 

75’ Në fushë edhe Sebastine në vend të Nikajt në radhët e bardhekuqve.

72’ Vangjeli merr vendin e Peçanit në radhët e Skënderbeut.

66’ Ketë herë është Mba i cili pason te Da Silva, por gjuajtja e brazilianit ndalet gjithashtu nga portieri i vendasve. 

65’ Da Silva i sapofutur krijon një rast të artë, me sferën që shkon te Mba i vetëm para portës, por gjuajtja e tij përfundon nw fytyrën e portierit Alia dhe largohet rreziku. 

64’ Da Silva, Mba dhe Koçijan hyjnë në fushën e lojës në vend të Carës, Grezdës dhe Bintsuka.

63’ Liço provon të gjejë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, Bytyçi bllokon gjuajtjen e tij.

60’ Bytyçi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rashicës.

53’ Bintsuka ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Ramos.

50’ Pas një goditje këndi të vendasve, është Prençi i cili godet por gjen përgjigjen e Mehmetit i cili bllokon sferën.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime në radhët e dy skuadrave.

45’+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë. 

45’+2’ Cara provon me një goditje dënimi, Alia fluturon dhe grushton sferën në këndore. 

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Gjuajtja e fortë e Maget, topi godet në fytyrë Ramos dhe prek dorën e lojtarit të vendasve. Gjyqtari akordon faull jashtë zonës. 

43’ Edhe Shaqe përfundon mes të ndëshkuarve me karton të verdhë për një goditje me bërryl.

41’ Tani është Skënderbeu i cili insiston më shumë në sulm, me Nikajn i cili merr topin mirë brenda zonës por nuk arrin të gjuajë drejt portës.

38’ Maget ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të Peçanit.

34’ Mehmeti largon rrezikshëm një top në fundore, pasi sfera devijohet nga Liço dhe kalon mbi traversën e Hoxhës.

32’ Cara në krahun e majtë mundohet të pasojë ne qendër, Prençi devijon jashtë. Protesta të “demave” që kërkojnë penalti për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë edhe pas konsultimit me VAR-in. 

27’ Mundohet të shtyjë përpara Skënderbeu, për t’i dhënë pak frymëmarrje skuadrës e cila vuajti presingun e lartë të të kuqve në 25 minutat e parë.

21’ Tentativë nga jashtë zone e Grezdës, topi ndalet përsëri në duart e portierit të vendasve.

19’ Janë vetëm miqtë të cilët sulmojnë në këto raste, me tentativa nga jashtë zonës që nuk kalojnë mbrojtësit për të rrezikuar Alian.

16’ Aksion i rrezikshëm i Partizanit me topin e Carës për Grezdën në të djathtën. Ky i fundit vonohet e nuk gjuan dot në portë, por më pas pasimi i tij për t’ia kthyer Carës topin largohet nga mbrojtja.

8’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Atanaskoski i godet nga pozicion ballor, topi përfundon në duart e Alias.

7’ Harkim nga e djathta i Grezdës për Carën, Ramos e devijon jashtë duke rrezikuar autogolin

5’ Partizani më ngulmues në këta minuta të parë, duke kërkuar një gol të shpejtë.

1′ Nis ndeshja në Korçë.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Frashëri, Reçani, Gerço, Shaqe, Liço, Rashica, Nikaj,

Trajner: I. Gvozdenoviç

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Zekolli, Maget, Mehmeti, Taipi, Grezda, Cara, Bintsuka.

Trajner: Z. Zekiç

Po ndodh...

ide