Spaleti flet për duelin ndaj Shqipërisë: Ramadani, Asllani, Bajrami dhe Hysaj e dinë se kush jemi

Trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, e ka vlerësuar si në ndeshje shumë të vështirë atë që skuadra e tij do të luajë kundër Shqipërisë këtë të shtunë në Dortmund.
“Emocioni nga pikëpamja ime është i madh, por me kalimin e orëve ky emocion bëhet fantastik dhe jo toksik. Jemi në një vend fantastik për të luajtur një ndeshje shumë të bukur. Ndeshja është e vështirë pasi Silvinjo i ka dhënë ekuilibër skuadrës së tij dhe do të luajmë kundër lojtarëve që njohin mirë kampionatin tonë. Ramadani, Asllani, Bajrami, Hysaj e dinë se kush jemi dhe do të jetë një ndeshje e vështirë.
Është ë vërtetë që shpesh rezultatet janë ndryshe në krahasim me atë që merr me vete në shtëpi, por trajektoret e topit janë të vështira për t’u kuptuar, ose më mirë të themi të ndryshme nga vazhdimësia e ndeshjes. Ne duam të jemi gjithmonë një skuadër, të shprehim emblemën e futbollit tonë, po punojmë në këtë drejtim, por ka edhe kundërshtarë dhe jo gjithmonë ia del. Por unë jam i bindur se do të tregojmë gjithmonë futbollin që duam. Kjo nuk na siguron që mund të arrijmë rezultatin e plotë, por do të na dhurojë ndjesinë që jemi pjesë e një bashkësie. Jo vetëm të atyre që shkojnë në fushë, por edhe të 60 milionë tifozëve tanë”, tha Spaleti për mediat italiane.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

