Superkupa e Italisë/ “Derbi” zikaltër dhe një klasike në gjysmëfinale

Pas fitores së Kupës së Italisë nga Juventusi, që triumfoi 1-0 në finalen e Romës kundër Atalantës, është përcaktuar tabela e dueleve gjysmëfinale të Superkupës.
Pjesëmarrës janë Interi si kampion Italie, Milani si nënkampion, por edhe dy finalistët e Kupës: Juventusi dhe Atalanta.
Në gjysmëfinalen e parë do të ndeshen Interi me Atalantën e Berat Gjimshitit, teksa dueli tjetër gjysmëfinal është Milan-Juventus.
Kompeticioni i Superkupës do të zhvillohet gjatë janarit të vitit të ardhshëm në Arabinë Saudite. Nëse 90 minutat e gjysmëfinaleve do të mbyllen në barazim, skuadrat do iu drejtohen menjëherë penalltive.
Juventusi është ekipi rekordmen i Superkupës me 9 suksese. Zikaltrit e Interit ndjekin me 8. Më pas Milani me 7 trofe, ndërkohë që Atalanta do të garojë për fitimin e trofeut të parë në histori./ SuperSport
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
