Surprizon Didie Deshamp, ja kush është kapiteni i ri i kombëtares franceze

21 Mars 2023, 14:07 / SPORT ALFA PRESS

Surprizon Didie Deshamp, ja kush është kapiteni i ri i kombëtares

Franca ka nisur grumbullimin për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024 dhe kësaj radhe do të duhet të bëjnë pa portierin Hugo Loris, i cili konfirmoi përpara disa javësh tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja.

Për këtë arsye, Didie Deshamp ka zgjedhur se kush do të jetë kapiteni i ri i “Gjelave”, një zgjedhje që nuk ka kaluar pa u komentuar.

Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin Kilië Mbape. 24-vjeçari vazhdon të jetë ylli i skuadrës franceze, gjithsesi mosha e tij e re duket se ka rënë në sy të mediave sportive.

Edhe pse priteshin emra si Antuan Grizman ose Olivie Zhiru, duket se Deshamp ka zgjedhur pikërisht Mbapenë për t’ia besuar shiritin e kapitenit, duke pasur parasysh se 24-vjeçari tashmë është dhe zëvendës-kapiten te PSG-ja./Panoramasport.al

 

Po ndodh...

ide