Sylvinho vijon me surprizat, tre risi në tetor për Kombëtaren

21 Shtator 2023, 18:46 / SPORT ALFA PRESS

Sylvinho vijon me surprizat, tre risi në tetor për Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit, ajo kundër Çekisë në 12 tetor në “Air Albania”.

Për kualifikueset e grupit E, kuqezinjtë që janë në vendin e parë kërkojnë tri pikë që do t’i afronte me fazën finale të Gjermani 2024.

Tanimë trajneri Sylvinho ka menduar edhe për risitë e reja në ekip. Mësohet se janë tre emra që do jenë në grumbullimin e radhës.

Meritan Shabani, Marvin Çuni dhe Arbnor Muçolli pritet të jenë pjesë e ekipit.

Arbnor Muçolli ka qenë më herët pjesë e kuqezinjve jo vetëm te moshat, teksa Çuni bënte pjesë te U-21. Risi absolute është Meritan Shabani. Mesfushori me tipare sulmuese i Grasshopers ka marrë pasaportën shqiptare dhe është gati për ndeshjen e radhës, me një ftesë nga braziliani që duket se e ka në optikë ish-lojtarin e Bayern Munich.

Po ndodh...

ide