
Sylvinho vlerëson Gjeorgjinë: Ekip i organizuar, nuk fokusohemi vetëm te Kvara

Shqipëria sfidon Gjeorgjinë të martën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që do mbahet në “Air Albania”. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp në prag të takimit, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Numri një i pankinës së Kombëtares foli për situatën e skuadrës, pas asaj fitorje historike ndaj Ukrainës.
“Unë mund të them se është grup i ekuilibruar. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar.
Rivali- Mendoj se do jetë një ndeshje shumë e bukur. Gjeorgjia është ekip i fortë. Dua të përfaqësojmë sa më mirë vendin tonë.
Përgjatë një ndeshje mund të bësh disa ndryshime. Ndaj Ukrainës ishim të vendosur mirë. Ndryshimet u bënë në momentin e duhur.
Formacioni- Do të presim e të shohim gjendjen fizike të lojtarëve. Ndoshta, nesër pas drekës do të kemi pamje të qartë.
Është bërë punë e mirë nga stafi. Gjeorgjia është ekip i organizuar, trajneri është detajist. Kanë bërë një Europian shumë të mirë.
Kvara-Ai është lojtar i madh, por Gjeorgjia ka edhe lojtarë të tjerë të mira. Kvara është lojtar klasi, është kënaqësi për ne të luajmë ndaj tyre.

Pse janë mbledhur bashkë të gjithë të korruptuarit kundër Lulzim Bashës?
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128