Takim vendimtar në kryeyqytet, drejtori i Milanit i shkon në “shtëpi” Igli Tares
15 Prill 2025, 16:01 / SPORT

Dita e shumëpritur ka ardhur. Xhorxho Furlani ndodhet në Romë për të takuar Igli Taren.
Ish-drejtori i Lacios tashmë konsiderohet alternativa kryesore për të qenë drejtori i ri sportiv i Milanit. Në vazhdim pritet të mbahet një takim vendimtar, që do të vendosë shumë për vazhdimësinë.
Furlani, CEO i Milanit, kishte si preferencë Fabio Paratiçin. Takimi me 52-vjeçari ndodhi dhe nuk u arrit në marrëveshje për shkak të kontratës.
Tashmë është radha e Tares. I kërkuar nga Milani edhe më parë, ish-lojtari i Kombëtares shqiptare mbahet mend për 15 vitet e kaluara te Lacio si drejtor sportiv. Milani pritet të ketë një revolucion në merkaton e verës dhe për këtë Tare mund të jetë në krye të tij.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

