“Të mësojmë nga gabimet”, Gjimshiti para Kroacisë: Pres Shqipëri me kurajo

18 Qershor 2024, 20:40 / SPORT ALFA PRESS

“Të mësojmë nga gabimet”, Gjimshiti para

Përkrah trajnerit Sylvinho, në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Kroacisë në Europian, u shfaq edhe Berat Gjimshiti.

Kapiteni, theksoi se në fushë duhet të luajmë fort, e më tej u shpreh se ndaj Kroacisë nuk do të jetë aspak një përballje e lehtë.

Gjëja më e rëndësishme është fakti se Kroacia është në rolin e favoritit. Në këto ndeshje që janë kaq të rëndësishme, duhet të kesh përqëndrimin. Çdo gabim apo një problem, do të shfrytëzojnë rastet. Skuadra duhet të përmirësohet dhe të bëjmë gjithçka në fushë.

Psikologjia është më e rëndësishmja tani. Duhet të japësh kurajo për ndeshje të tilla, nuk ishte e thjeshtë ajo sfidë me Italinë. Ne duhet të mësojmë. Unë kam më shumë përvojë se të tjerët, e përpiqem që të motivoj të tjerët. Kemi edhe ndeshje të tjera, që mund të shkojmë më keq se ajo me Italinë” – tha ai.

Për Kroacinë, nuk ka qenë një ndeshje e mirë, humbën 3 me 0. Nuk është një ndeshje e lehtë për ta, ashtu si për ne. Ata do të tentojnë më të mirën, por do të shohim në fushën e blertë se kush do të fitojë, ne duam të sigurojmë pikë gjithashtu”,- u shpreh qendërmbrojtësi 31-vjeçar.