Tetë futbollistë nuk mjaftojnë, Milani kërkon edhe tre të tjerë

31 Korrik 2023, 23:47 / SPORT ALFA PRESS

Tetë futbollistë nuk mjaftojnë, Milani kërkon edhe tre

Sportiello, Loftus-Cheek, Pulisic, Romero, Reijnder, Okafor, Chukweze dhe Musah. Plot 8 futbollistë të afruar deri tani nga Milani, megjithatë kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të ndalen në merkato.

Në organikën e Stefano Piolit mungojnë ende një sulmues pykë, një regjisor dhe një mbrojtësi i majtë, teksa pritet të largohen Ballo-Toure dhe Colombo në huazim.

Sa i përket sulmuesit, kuqezinjtë kanë piketuar Alejo Veliz, 20-vjeçar argjentinas që luan me Rosario Central dhe ka shënuar 12 gola në 44 ndeshjet e luajtura në dy sezonet e fundit.

Veliz shihet si profili i duhur për t’u rritur nën hijen e Giroud dhe për t’u shndërruar në udhëheqësin e repartit të avancuar. Sa i përket mesfushorit, Pioli po vlerëson si fillim Lorenzo Colombon, por nuk ka marrë përgjigjet e duhura, ndaj italiani mund të huazohet edhe një sezon në Serinë A.

Ndërkohë, po në Argjentinë ndiqet me interes Federico Redondo i Argentnos Juniors, djali i Fernando Redondos, ish-mesfushorit të Milanit. Edhe Redondo është vetëm 20 vjeç, teksa në Argjentinë e lavdërojnë jo vetëm për forcën fizike, por edhe cilësitë teknike.

Për krahun e majtë kuqezinjtë duan të afrojnë një anësor që të zëvendësojë Theo Hernandezin, pasi Ballo-Toure është vetëm një hap larg transferimit te Bologna.

Emri që ndiqet me interes është ai i Calafiorit, që është pjesë e Baselit në Zvicër. Gjithashtu pëlqehet edhe Luca Pellegrini, që aktualisht është në pronësi të bardhezinjve, por ka një çmim të lartë prej rreth 15 milionë eurosh.

 

Po ndodh...