Thellohet kriza te Partizani/ Pas trajnerit Gega, ikën edhe drejtori teknik

Drejtori teknik i Partizanit, Sokol Haxhia, ka njoftuar këtë të enjte, 24 korrik, largimin nga klubi.
Këtë lajm të befasishëm, ish-futbollisti i “Demave të Kuq” e ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook.
“Ishte një nder dhe një përgjegjësi e madhe të kontribuoja në këtë periudhë te zhvillimi i Partizanit. Largohem me krenarinë se dhashë gjithçka nga vetja për këtë klub historik. Faleminderit të gjithëve që më mbështetët në këtë rrugëtim. Futbolli vazhdon, gjithmonë me pasion”, shkruan Haxhia.
Përkohësisht, skuadrën e ka në drejtim ish-trajneri i moshave të Partizanit, Fatjon Muhameti, i cili do të stërvisë lojtarët derisa klubi të vendosë për trajnerin e ri.
Kujtojmë se jo më larg se dje, 23 korrik, u largua po papritur nga detyra si trajner i Partizanit, Skënder Gega.
Ai e mori drejtimin e këtij klubi më 28 mars dhe qëndroi në stol në 11 ndeshje, ku regjistroi pesë fitore, katër humbje dhe dy barazime.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


