Tirana “blindon” vendin e parë, Kukësi në krizë të thellë

Tirana “blindon” vendin e parë në renditje edhe në javën e katërt të Superiores. Bardheblutë mposhtën 2-1 në transfertë Kukësin e tashmë shkojnë në kuotën e 10 pikë, që do të thotë se me diferencën që ka krijuar me ndjekësit më të afërt e ka të sigurt vendin e parë edhe pas këtij raundi.
Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesë ne dytë, ku fillimisht realizoi Hila, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë, duke e dërguar në rrjetë.
Kukësi tentoi me të gjitha forcat të reagonte, por në minutën e 82-të Tirana shënoi të dytin me Albi Dokën, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.
Në minutë ne shtatë shtesë, Beshiraj i Kukësit realizoi një gol shumë të bukur me një gjysmëkthesë, por nuk pati më kohë për skuadrën verilindore që të tentonte barazimin.
Katër humbje radhazi për Kukësin, që bën nisjen më të keqe sezonit në 11 vite rresht në Superiore.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
