Tirana humb “finalen e mbijetesës” me Teutën, fati i bardhebluve vendoset javën e fundit

19 Prill 2025, 17:46 / SPORT ALFA PRESS

Tirana humb “finalen e mbijetesës” me Teutën, fati i

Tirana ka humbur me rezultatin 1-0 "finalen e mbijetesës" me Teutën, duke e parë veten me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Beshiraj në minutën e 80.

Më parë, Jarmouni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për bardheblutë.

Ndërkohë, me këtë triumf Teuta shpëton nga rënia dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Kategorinë Superiore, ndërsa fati i bardhebluve do të vendoset të dielën e ardhshme.

Në ndeshjet e tjera, Bylisi mposhti Partizanin 1-0, duke e nxjerrë momentalisht nga "Final Four".

Të kuqtë duhet të fitojnë ndaj Elbasanit në ndeshjen e fundit, nëse duan të luftojnë për titullin kampion.

 

Po ndodh...

ide